Vetaksident në Shirokë, zjarrëfikësit shpëtojnë shoferen

Në ditën botërore të Zjarrfikësve këta të fundit kanë intervenuar në një vetaksident në Shirokë. Nga Fotografitë e publikuara nga Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit shihet një veturë e cila është rrokullisur, shkruan Lajmi.net. Siç njoftojnë nga kjo organizatë bëhet e ditur se vetura ishte duke u vozitur nga një femër e cila është vetaksidentuar.…

Lajme

04/05/2024 18:24

Në ditën botërore të Zjarrfikësve këta të fundit kanë intervenuar në një vetaksident në Shirokë.

Nga Fotografitë e publikuara nga Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit shihet një veturë e cila është rrokullisur, shkruan Lajmi.net.

Siç njoftojnë nga kjo organizatë bëhet e ditur se vetura ishte duke u vozitur nga një femër e cila është vetaksidentuar.

Shoferja është shpëtuar nga zjarrfikësit por e njëjta ka marr disa lëndime trupore.

“Sot rreth ores 16:45 min ka ndodhur një vetaksident në Shirok zona industriale, intervenimi shpejt nga Zjarrfikësit shpëton personin gjinis femrore me disa lëndime.
#Zjarrfikësit ”, thuhet në njoftim.