Juventus: Aaron Ramsey pozitiv me Covid-19
Aaron Ramsey është lojtari i radhës i infektuar me Covid-19.
Sport
Skuadra e Juventus, përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka njoftuar për një rast të ri me Covid-19, përcjell lajmi.net.
Bëhet fjalë për mesfushorin uellsian, Aaron Ramsey. Lojtari është vënë në izolim dhe larg pjesës tjetër të skuadrës.
Ish anëtari i Arsenal është në gjendje të mirë të shëndetësore, por obligohet t’iu nënshtrohet procedurave protokollare. /Lajmi.net/