Januzaj, talent i së ardhmes

E përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport ka kurorëzuar yllin kosovar Adnan Januzaj si një prej 11 talentëve më të mëdhenj të së ardhmes. Në mesin e futbollistëve të tjerë të rinj, talentë të mëdhenj nga liga të ndryshme evropiane, në formacionin e më të dalluarve ka zënë vend edhe mesfushori i Manchester Unitedit. “Man…

Sport

04/04/2014 09:25

E përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport ka kurorëzuar yllin kosovar Adnan Januzaj si një prej 11 talentëve më të mëdhenj të së ardhmes.

Në mesin e futbollistëve të tjerë të rinj, talentë të mëdhenj nga liga të ndryshme evropiane, në formacionin e më të dalluarve ka zënë vend edhe mesfushori i Manchester Unitedit.

“Man Utd nuk ka shumë arsye për tu gëzuar për sezonin aktual, por këtu bën përjashtim Adnan Januzaj. Mesfushori ofanziv i cili mund të luajë edhe si sulmues, por edhe në krah, ende nuk është përcaktuar se për cilën Kombëtare do të luajë, por interesimi është i madh”, shkruan Gazzetta dello Sport.

 

“E kërkojnë Belgjika, Kosova, Anglia, por shpresojnë edhe turqit e serbët. Januzaj deri më tani shkëlqen vetëm në Manchester United, por disave ka filluar t’ju pengojë për shkak të simulimeve të herëpashershme”.

Top 11 talentët:

Simone Scuffet (Udinese), Kurt Zouma (Chelsea/St. Etienne), Marquinhos (PSG), Aymeric Laporte (Athletic Bilbao), Luke Shaw (Southampton), Adrien Rabiot (PSG), Leon Goretzka (Schalke), Gerard Deulofeu (Barcelona/Everton), Lucas Piazon (Chelsea/Vitesse), Adnan Januzaj (Manchester United), Aleksandar Mitroviç (Anderlecht).