Jamal Crawford rikthehet në parket, nënshkruan me Brooklyn Nets

Veterani Jamal Crawford ka arritur marrëveshje me Brooklyn, për fazën finale në NBA.

Sport

09/07/2020 08:57

Crawford mund të kontribuojë menjëherë pasi Nets do të jenë pa katër lojtarë në Orlando shkaku i koronavirusit, DeAndre Jordan, Spencer Dinwiddie, Wilson Chandler dhe Taurean Prince.

Gjithashtu Nets janë pa dy qendrat kryesore të tyre, Kevin Durant dhe Kyrie Irving, që mungojnë shkaku i lëndimit.

40 vjeçari Crawford ka qenë jashtë ligës që nga sezoni 2018-2019.

Nets gjithashtu raportohet se po lëvizin drejt marrëveshjes me veteranin Michael Beasley./Lajmi.net/