Ja se si do të dukej tabela e Premierligës pa penalti

Premierliga është bërë shpesh temë e diskutimeve të analistëve të futbollit

Sport

15/01/2021 11:28

Penaltitë janë bërë bujë e diskutimeve në Premierligë, sidomos pas inkuadrimit të sistemit VAR, transmeton lajmi.net.

Edhe se fundmi, ishte menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, i cili deklaroi se Manchester United kishte fituar më shumë penalti në vitin e fundit sesa Liverpool në pesë vite sa ka qenë ai aty.

Kjo ndezi debatet se kush përfiton më së shumti nga penaltitë, por si do të dukej tabela e Premierligës pa penalti? Quditërisht pa penalti, Liverpool nuk do ishte as në top katërshe.

Sipas statistikës, pa penalti lideri i tabelës do të ishte Manchester City me 35 pikë.

I ndjekur nga Manchester United, me 32 pikë dhe vendi i tretë do të ishte Everton me 32 pikë gjithashtu.

Leicester City do mbante vendin e katërt me 30 pikë dhe vendi i pestë do ti takonet Tottenham Hotspur me 30 pikë.

Vendi i gjashtë, Southhampton me 29 pikë, ndërsa Chelsea do të mbante vendin e shtatë me 28 pikë, jo aq shumë dallim i madh sa është tani.

Më e quditshmja është pozita e Liverpool, “The Reds” do të ishin në pozitën e nëntë me 26 pikë total. Dhe në fund, Leeds United do qëndronte në vendin e 10-të në tabelë me 26 pikë.

Tabela e Premierligës pa penalti. /Lajmi.net/