Ja sa i kushtoi Interit kartoni i Ashley Young – transferim ‘ falas’

Inter ka kompletuar sot transferimin e Ashley Young.

Sport

17/01/2020 20:18

Ashley Young i është bashkuar skuadrës së Inter, duke kaluar nga Manchester United. Zyrtarizimi u bë pak minuta më herët.

Tashmë janë mësuar edhe disa detaje të reja nga kontrata e anglezit me skuadrën që po lufton për titullin në Serie A.

Kartoni i Young i ka kushtuar Interit 1.5 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Lojtari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2020, me mundësi vazhdimi.

Young ka luajtur më shumë se 250 ndeshje me skuadrën e Manchester United, pasi u transferua nga Aston Villa në vitin 2011. /Lajmi.net/