Ja pse Shaqiri do t’i mungojë Zvicrës në dy ndeshjet kualifikuese

Xherdan Shaqiri nuk do të mund të ndihmojë Zvicrën në dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Sport

19/03/2019 08:58

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, i ka dhënë një lajm të keq Përfaqësueses së Zvicrës.

Është një lëndim në ijë që ia ka pamundësuar Shaqirit t’i bashkëngjitet ekipit të Zvicrës në këtë grumbullim.

Shaqiri nuk do të mund të ndihmojë Zvicrën në përballjet me Gjeorgjinë dhe Danimarkën .

27 vjeçari nga Gjilani së fundi nuk ka kaluar formë të mirë te Liverpool, duke mos qenë zgjedhja e trajnerit Jurgen Klopp për disa ndeshje./Lajmi.net/