Ja kur do të luhet ndeshja Maqedonia e Veriut – Kosova

UEFA sot në mbledhjen emergjente ka marrë vendim për shtyrjen e Kampionatit Evropian.

Sport

17/03/2020 14:50

Evropiani, i planifikuar të luhej këtë verë, do të shtyhet për verën e vitit e ardhshëm.

Rrjedhimisht kuptohet se edhe takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, që pritej të luhej më 26 mars, është shtyrë, shkruan lajmi.net.

Organizata e futbollit evropian ka dhënë detaje kur do të luhet kjo sfidë, por pa një datë caktuar.

Sipas UEFA-s, ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet në muajin qershor të këtij viti – ndërsa data do të mësohet më vonë. /Lajmi.net/