Itali – Spanjë: Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme

Sonte (e mërkurë) do të zhvillohet gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve mes Italisë dhe Spanjës.

Sport

06/10/2021 09:26

Dy Kombëtaret duan vetëm fitore në mënyrë që të kualifikohen tutje, transmeton lajmi.net.

Italia dhe Spanja u takuan në Kampionatin Evropian, me “Azzurët” që arritën të fitojnë ndeshjen në penallti dhe pastaj ta fitojnë trofeun.

Mungesat e dy skuadrave:

Te Italia përpos Matteo Pessina të gjithë yjet janë gati.

Ndërkohë, te Spanja nuk ndodh kjo, ngase mungojnë Marcos Llorente, Brais Mendez dhe Pedri.

Formacionet e mundshme:

Itali (4-3-3): Donnarumma; Emerson, Chiellini, Bonucci, Lorenzo; Verratti, Jorginho, Barella; Insigne, Immobile, Chiesa.

Spanjë (4-3-3): Simon; Azpilicueta, Laporte, Torres, Reguilon; Koke, Busquets, Gavi; Sarabia, Torres, Oyarzabal.

Statistika:

Kampioni i Evropës kërkon edhe trofeun e Ligës së Kombeve, por fillimisht duhet të tejkalojnë Spanjën. Që kur mposhten Anglinë në penallti gjatë verës, Italia ka barazuar në dy nga tre ndeshjet e fundit.

Nuk do jetë mision ‘hakmarrje’ për Spanjën, por Luis Enrique do donte që të mposhtin “Azzurët”. Pra, nuk do ishte befasi nëse ndeshja sërish shkon në vazhdime.

Parashikim:

Itali 1 – 1 Spanjë.

Ndërkohë, përballja zhvillohet në “San Siro” dhe nis në ora 20:45./Lajmi.net/