Inter prezanton fanellat e treta me dizajn unik

Ekipi italian njihet për fanellet e bukura që ka pothuajse çdo sezon.

Sport

14/09/2021 12:59

Inter është njëra ndër skuadrat që gjithmonë arrin të ‘kënaq’ tifozët e klubit me fanellet e bukura, shkruan lajmi.net.

Një gjë të tillë ‘Nerazzurët’ duket se e kanë bërë edhe këtë edicion pasi fanellat e tyre janë secila më e mirë se tjetra.

Gjiganti italian pak më parë ka prezantuar fanellat e treta që futbollistët do t’i mbajnë gjatë edicionit 2021/22.

Ato duken me një dizajn unik me shumë ngjyra të punuara nga brendi i njohur NIKE.

Në ndërkohë Interi ka dy fitore dhe një barazim në Serie A pas tri xhirova të para, ndërsa nesër zhvillon duelin e parë në Ligën e Kampionëve përballë Real Madridit. /Lajmi.net/