Inter po e transferon yllin që e do edhe Juventusi

Beppe Marotta është shumë afër të realizojë transferimin e parë te Interi.

Merkato

04/03/2019 11:39

Drejtori gjeneral i enterit, Beppe Marotta ka filluar të mendojë për transferimet në afatin e verës.

Drejtori italian është shumë afër ta transferojë Federico Chiesan nga Fiorentina, përcjell lajmi.net.

Në garë për transferimin e talentit italian janë edhe skuadrat si Juventus e Roma, ndërsa Marotta ka filluar bisedimet me agjentin e tij.

Inter është i gatshëm që të paguajë plotë 60 milionë euro për transferimin e Chiesas. /Lajmi.net/