Inter fut edhe Perisic në ofertën për Lukaku

Skuadra e Inter është e vendosur që të transferojë yllin e Manchester United, Romelu Lukaku.

Sport

22/07/2019 22:00

Që nga fillimi i merkatos, emri i Lukaku është lidhur me një transferim të mundshëm tek skuadra e Inter.

Është trajneri i ri i ‘Zi kaltërve’, Antonio Conte, ai i cili e pëlqen jashtëzakonisht shumë reprezentuesin e Belgjikës.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Inter do të propozojë ofertën e re prej 55 milionë eurove para të gatshme, plus shërbimet e Ivan Perisic, transmeton lajmi.net.

Vitin e kaluar kroati ishte objektivi kryesorë i Man Utd, por ajo ishte koha kur në stolin  e  skuadrës ishte Jose Mourinho.

Mbetet të shihet nëse Inter do të nis ofertën edhe zyrtarisht, dhe nëse kjo ofertë do të bind drejtuesit e ‘Djajve të kuq’. /Lajmi.net/