Inter dhe Fiorentina pas Florenzi

Inter dhe Fiorentina janë futur në një duel jashtë fushës së blertë.

Sport

11/11/2019 22:46

Dy skuadrat nga Serie A janë të interesuara për shërbimet e yllit të Romës, Alessandro Florenzi.

Florenzi thuhet se do të largohet nga Roma gjatë merkatos së janarit, duke zgjuar kështu interesimin e Inter dhe Fiorentina, transmeton lajmi.net.

Anësori nuk ka pasur minutat e tij nën urdhrat e Paulo Fonseca, me trajnerin që preferon të luajë me Leonardo Spinazzola.

Anash Inter dhe Fiorentina, interesim për lojtarin ka shfaqur edhe skuadra franceze, Olympique Lyon. /Lajmi.net/