Iniesta dhe Torres debutojnë me humbje në Japoni

Ka nisur edhe zyrtarisht epoka Andres Iniesta dhe Fernando Torres në futbollin japonez.

Sport

22/07/2018 16:38

Dy legjendat e Spanjës janë larguar nga Barcelona, respektivisht Atletico Madrid, për t’u transferuar në Japoni.

Skuadra e Iniestas, Vissel Kobe, u mund 0-3 nga Shonan Bemare, ndërsa lojtari i Barcelonës në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë.

Në anën tjetër, Torres zhvilloi 40 minuta në pjesën e dytë në ndeshjen që skuadra e tij Sagan Tosu e humbi 0-1 nga Vegalta Sendai./Lajmi.net/