Inaugurohet “FIFA Arena” në SHFMU “Hasan Prishtina” në Prishtinë
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka inauguruar sot fushën “FIFA Arena” në SHFMU “Hasan Prishtina” në Prishtinë, njërën nga dy fushat e përfunduara në kuadër të këtij projekti të FIFA-s, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. Ademi tha se këto fusha moderne u dedikohen nxënësve dhe fëmijëve të komunitetit, duke theksuar…
Sport
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka inauguruar sot fushën “FIFA Arena” në SHFMU “Hasan Prishtina” në Prishtinë, njërën nga dy fushat e përfunduara në kuadër të këtij projekti të FIFA-s, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.
Ademi tha se këto fusha moderne u dedikohen nxënësve dhe fëmijëve të komunitetit, duke theksuar se “përmes projektit ‘FIFA Arena’ po i japim më shumë hapësirë futbollit spontan, i cili është bazë e rëndësishme për zhvillimin e talenteve”, transmeton lajmi.net.
Ai njoftoi gjithashtu se, bashkë me Komunën e Prishtinës, është nisur Liga e Shkollave, e cila synohet të shtrihet edhe në qytete të tjera, ndërsa përfitueset e para të projektit janë shkollat “Hasan Prishtina” dhe “Gjergj Fishta”.
“Jam i bindur se këto fusha do të ndikojnë në zbulimin e shumë talenteve që në të ardhmen do të jenë yje të futbollit”, u shpreh Ademi, duke falënderuar FIFA-n dhe Komunën e Prishtinës për bashkëpunimin./lajmi.net/