Ibrahimovic vjen me një porosi për Harry Kanen

Zlatan Ibrahimovic e ka këshilluar Harry Kanen që të largohet nga Tottenham Hotspur, nëse dëshiron të fitojë ndonjë trofe.

Sport

28/02/2019 17:35

Reprezentuesi anglez ka qenë në mesin e lojtarëve më në formë në Evropë viteve të fundit, por ka dështuar të fitojë edhe një trofe të vetëm me Tottenhamin.

Ibrahimovic, i cili ka ndërruar shumë skuadra gjatë karrierës së tij, i ka kërkuar Kanes që të largohet nga Tottenham, për ndonjë skuadër më të madhe.

“Kur isha në Angli, e pash atë duke luajtur. Unë mendoj se ai është një sulmuesi i madh, ai është ende në zhvillim”, ka deklaruar Ibrahimovic, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ka bërë gjëra të duhura me Tottenham, por duhet të shkojë te ndonjë klub më i madh nëse dëshiron të fitojë diçka më shumë”, ka shtuar ai.

“Unë mendoj se ai do të kishte sukses të skuadrat e mëdha, ai vetëm duhet ta ndërmarrë këtë hap”./Lajmi.net/