Ibrahimovic ka një mesazh për Kylian Mbappe

Ish sulmuesi i Paris Saint Germain, Zlatan Ibrahimovic, ka dhënë një këshillë për talentin e ri, Kylian Mbappe.

Sport

01/03/2019 21:30

Zlatan e ka këshilluar lojtarin të jetë i fokusuar dhe të mos ndikohet nga lëvdatat e mëdha drejtuar ndaj tij.

20 vjeçari ka shënuar një rritje të madhe gjatë këtij sezoni, duke luajtur një rrol kyç edhe në triumfin e Francës në Kupën e Botës.

“Mbappe është fantastik. Ai është i ri, ka fituar trofe të rëndësishëm deri më tani dhe po përmirësohet. Ai po bën punë të mirë dhe do ta vazhdojë kështu” ka thënë tutje Ibrahimovic, transmeton lajmi.net.

“Ai vetëm duhet të mbaj fokusin e tij, edhe me gjithë gjërat që po ndodhin rreth tij.. Vetëm të qëndrojë i fokusuar, të stërvitet fort dhe do të bëjë mirë” ka thënë ndër të tjerash ai.

Mbappe ka dhuruar spektakël edhe këtë edicion. Madje, ai ka vendosur rekord të ri në Ligue 1, duke u bërë lojtari më i ri që shënon 50 gola. /Lajmi.net/