Hysaj vendos përfundimisht për të ardhmen

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj duket se ka vendosur përfundimisht të qëndrojë në Itali.

Sport

21/07/2019 18:21

Ylli i kombëtares së Shqipërisë ishte i lidhur me largimin nga ‘Sao Paolo’, por do të qëndrojë te ekipi i Carlo Ancelottit.

Ekipet si Atletico, Tottenham, Juventus e Roma nuk i përmbushën kërkesat e mbrojtësit të djathët dhe ai do vazhdojë të mbetet pjesë e Napolit, përcjell lajmi.net.

Corriere dello Sport shkruan se Hysaj do bëjë gjithçka të mundshme për të qenë në formacionin startues sezonin e ardhshëm.

Kjo do të jetë shumë e vështirë pasi trajneri Ancelotti nuk ka simpati të madhe për lojtarin për shkak të lojës së dobët në fazën ofanzive. /Lajmi.net/