Hungaria e befason Kroacinë në kualifikimet për EURO 2020

Kroacia ka pësuar humbjen e parë në kualifikimet për EURO 2020.

Sport

24/03/2019 19:54

Kroacia është mposhtur në udhëtim te Hungaria me rezultat, 2:1, në kuadër të Grupit E.

Ishin kroatët ata që kaluan të parët në epërsi me anë të Ante Rebic, që realizoi gol në minutën e 13’-të, raporton lajmi.net.

Por, Hungaria filloi të këndellej, duke e barazuar rezultatin me golin e shënuar nga Adam Szalai (34’).

Hungarezët ishin më dominues në pjesën e dytë, duke arritur që ta përmbysin rezultatin në minutën e 76’-të, me golin e shënuar nga Mate Patkai.

Sllovakia është lidere e Grupit E me tre pikë, aq sa kanë edhe Uellsi, Hungaria dhe Kroacia, ndërsa Azerbajxhani është pa pikë. /Lajmi.net/