Humbi një rast të mirë, gazeta e Maqedonisë së V. tallet me Timo Werner

Timo Werner u bë protagonist i lajmeve në Maqedoninë e Veriut sot.

Sport

01/04/2021 20:12

Werner huqi një rast të pastër para portierit, në humbjen e Gjermanisë nga Maqedonia e Veriut, shkruan lajmi.net.

Rezultati ishte 1-1 në minutën e (80′) dhe Werner mori një pasim nga Sane, por huqi rastin. Pas humbjes së rastit, gazeta maqedonase u tall me gjermanin.

Gazeta publikoi një fotografi ku shihet një letërnjoftim maqedonas me të dhënat e Werner. Shakaja ishte se Werner në fakt luante për Maqedoninë e Veriut dhe gazeta i ofroi një letërnjoftim të shtetit të Maqedonisë së Veriut./Lajmi.net/