Humb jetën një prej të lënduarve nga aksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, shkruan lajmi.net. “Aksidnet trafiku me fatalitet Mbrëmë rreth orës 18:00, është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë’ në segmentin  rrugorë në hyrje të  Vushtrrisë”, ka thënë…

Lajme

12/03/2024 09:28

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, shkruan lajmi.net.

“Aksidnet trafiku me fatalitet Mbrëmë rreth orës 18:00, është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë’ në segmentin  rrugorë në hyrje të  Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti.

Ndërkohë, ai ka dhënë detaje rreth të lënduarve, ku tha se janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit të  Vushtrrisë, më  pas dy prej tyre janë  dërguar  në  SHSKUK –Prishtinë.

Ndërsa 48 vjeçari i lënduar ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Në  aksident ishin përfshirë  tri vetura, si pasojë  e aksidentit lëndime  kanë pësuar  tre persona të cilët  janë  dërguar në emergjencën e Spitalit të  Vushtrrisë, më  pas dy nga të lënduarit janë  dërguar  në  SHSKUK –Prishtinë. Ndërsa,  me datën  12 mars 2024, rreth orës 00:20, nga SHSKUK- ja, është  raportuar se i lënduari viktima M.M.48 vjeçar, ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në  IML”, ka shtuar Zahiti. /Lajmi.net/