Higuain largohet nga Juventus, befason me skuadrën e re

E ardhmja e Gonzalo Higuain te Juventus mbetet e pavendosur.

Sport

18/02/2020 17:23

Sulmuesi argjentinas nuk e di nëse sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e kampionëve të Serie A, dhe për momentin nuk ka asnjë opsion për të vazhduar karrierën.

Higuain ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2021, dhe duket se ‘Zonja e Vjetër’ nuk e ka ndërmend t’i ofrojë 32 vjeçarit kontratë të re.

Një situatë e tillë, jep sinjalet e para për një largim të argjentinasit pas përfundimit të këtij sezoni.

Mediet në Itali, nuk presin që për një futbollist 32 vjeçar, që ka edhe pagë të madhe, të invesojë ndonjë skuadër nga Serie A, dhe rikthimi në Argjentinë te River Plate, shihet si një mundësi.

Higuain është rritur si futbollist te River Plate, dhe ka pranuar se do t’i pëlqente të përfundonte karrierën atje./Lajmi.net/