Herrera: Ligue 1 i dha fund shumë herët

Herrera beson se Ligue 1 u nxitua me vendimin për anulimin e sezonit.

Sport

29/05/2020 20:47

Mesfushori i skuadrës së Paris Saint Germain, Ander Herrera, ka dhënë disa komente lidhur me situatën e fundit në botën e futbollit.

Ligat e mëdha evropiane kanë njoftuar për rifillimet e sezonit, kurse Ligue 1 është e vetmja nga top pesë ligat evropiane që është anuluar.

Herrera i PSG beson se ky vendim i liderëve të Ligue 1 ishte i nxituar dhe i pamenduar mirë.

“Për mendimin tim, Franca anuloi ligën pa menduar mirë, sepse po tregohet se mund të ktheheshim”, ka thënë Herrera për ‘Marca’, transmeton lajmi.net.

“Futbolli pa tifozët humg shumë, por unë dua të shoh edhe pjesën pozitive, sepse jam adhurues i futbollit dhe ne do të kemi të mundur të shohim lojtarët”, ka shtuar mesfushori.

“Nga pikëpamja ime, vendimi ishte i pamatur, me qëllimin më të mirë, por po shihet se futbolli në vendet tjera po vazhdon”, ishin fjalët e Herrera.

PSG janë shpallur skuadër kampione në Ligue 1, pasi fundi i sezonit erdhi më herët sesa ishte menduar. /Lajmi.net/