Henry po i transferon tre yje te Monaco

Thierry Henry është i dëshpëruar me lojtarët që ka në skuadër.

Sport

20/12/2018 16:29

Thierry Henry e mori pak muaj më parë drejtimin e Monacos, por forma e dobët nuk po kalon.

Trajneri francez ka kërkuar nga klubi që t’i bëjë tri transferime në mbrojtje, përcjell “lajmi.net”.

Henry dëshiron që Monaco t’i transferojë Gary Cahill, Pepen dhe Laurent Koscielnyn.

Të tre mbrojtësit janë të gatshëm që të ndërrojnë ambient, andaj legjenda francez i do ata qysh në afatin e janarit.

Monaco aktualisht gjendet në vendin e parafundit (19) me 13 pikë, zonë kjo që dërgon në rënien nga liga. /Lajmi.net/