Hart, ndeshje për harresë
Një ndeshje për tu harruar për Joe Hart, portier i Manchester Cityt i cili u vërshua nga kritikat pas paraqitjes së tij të dobët në humbjen 3-1 nga Bayern Munich në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit D në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma. Portieri anglez pranoi gola nga Franck Ribery, Thomas Muller…
Sport
Një ndeshje për tu harruar për Joe Hart, portier i Manchester Cityt i cili u vërshua nga kritikat pas paraqitjes së tij të dobët në humbjen 3-1 nga Bayern Munich në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit D në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.
Portieri anglez pranoi gola nga Franck Ribery, Thomas Muller dhe Arjen Robben duke u akuzuar se u desh të reagonte më mirë në golat e gjigantit bavarez.
Forma e zbehtë e Hart ka shtuar brengat e anglezëve për faktin se ai është titullar në ekipin Kombëtar, dhe Kampionati botëror 2014 sa vjen e afrohet.
“Goditjet nga Ribery dhe Robben ishin të forta, por një portier i mirë nuk mund të pranoj gola të tillë në shtyllën e tij”, deklaroi ish mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, një prej asistentëve në Kombëtaren e Anglisë.