Haradinaj: Mocioni kundër Qeverisë është opcion real

Ramush Haradinaj thotë se mocioni i mosbesimit të Qeverisë së Kosovës është opsion real. Sipas tij, Qeveria e Hashim Thaçit nuk e ka më shumicën, pas lëvizjeve të fundit të deputetëve. Ai kërkon dakordim për t'i dhënë fund Qeverisë aktuale.

Lajme

11/02/2014 16:40

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, nuk ka përjashtuar një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës.

Një ditë pas letrës që i dërgoi Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilës i kërkoi t’i thërrasë zgjedhjet parlamentare, Haradinaj tha në një intervistë për InfoMagazinë të Klan Kosovës, se e ka bërë këtë për ta ndërprerë krizën që e ka kapluar ekzekutivin e vendit.

“Votëbesimi është një opsion real”.

“Ka largime të deputetëve dhe gjitha këto vetëm i përshpejtojnë reflektimet”.

“Interesi im është jo vetëm të marr përgjigje, por të marr një dakordim rreth kërkesave”.

“Kriza mund të shkojë duke u thelluar më shumë”, ka thënë Haradinaj për InfoMagazinë të Klan Kosovës.

Në pyetjen se a do t’i shkojnë më shumë në favor PDK’së zgjedhjet e parakohshme, Ramush Haradinaj tha se një qeverisje që nuk mund ta kryejë mandatin do të thotë që nuk është e aftë të qeverisë me vendin.

“Në analizë se kujt i nevojitet më shumë zgjedhjet e jashtëzakonshme ne në fokus e kemi qytetarin sepse qytetari po vuan sepse kemi gjendje të rënd ekonomike, liberalizimi i vizave e shumë probleme të tjera”.

“Tani nuk besoj se kjo i shkon në funksion PDK’së”.

“Reflektimi në gjendjen e krijuar nuk i ndihmon pushtetit”.

“Nëse ai reflekton dhe vendos që të shkojë në zgjedhje tash ata do e dinë se nuk janë të aftë të qeverisin me vend”.

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, mendon se një reflektim për gjendjen aktuale do të ishte e mirë për të gjithë, sepse përndryshe thotë ai gjendja në vend mund të bëhet edhe më e rëndë.

“Gjendja mund të shkojnë më rënd është më mirë që të reflektojmë”.

“Mungesa e reflektimit sjellë deri tek situata të rënda”

“Unë mendoj se duhet të reflektojmë të gjithë”.

“Unë sytë i kam në ballë dhe veshët i kam për të dëgjuar dhe unë nuk mundem që të mos reflektoj për gjendjen”.

“Unë po e kryej një obligim që e kam si një lider i  një partie serioze”.

“Trendet dhe gjendja në Kosovë nuk është e zakonshme”.

Letrën e dërguar Presidentes që ajo të ftojë në konsultë të gjithë partitë për të dal nga kriza politike në vend, Haradinaj thotë se do të ishte mirë që të iniciohej nga e para e vendit, në mënyrë që të gjithë të bisedojnë dhe të dalin nga kriza politike.

“Për mua do të ishte interesante që Presidentja të iniciojë konsultë me liderët”.

“Sa më shpejt do të ishte më mirë”.

“Dëshiroj që të ulemi në tavolinë dhe të bisedojmë për gjendjen”.

“Kjo është një situatë e krizës së politikës dhe qeverisjes në vend”.

Ramush Haradinaj, thotë se AAK ka një opsion të mirë qeverisës. Ai thotë se partia e tij do të ofrojë një program zhvillimor dhe beson që do të merr besimin e qytetarëve.

“Me opsionin qeverisës që i ofroj vendit mendoj se do të kemi ndryshim në qeverisje i cili vjen me opsione dhe me garanci nga dikush që ka përvojë në qeverisje të vendit”.

“Është një opsion dhe nuk është një opsion si ofertë por do të jetë një opsion që të marrim besimin për qeverisjen e vendit”.

“Ne do të prezantojmë një opsion shumë zhvillimor, ku  do të ketë institucione që nuk përfshihen në korrupsion edhe biznesit dhe kushdo që është palë, do t’i  mundësohet që të kryejnë punë pa korrupsion”.

“Duhet me qenë të zot dhe me pas qëndrueshmëri në tema”

“Për ata që vijnë nuk është punë e lehtë, por bëhet fjalë për të bërë diçka më mirë për vendin”.

“Unë besoj se AAK do të marrë një besim të madh në zgjedhjet e përgjithshme”, ka thënë Ramush Haradinaj në një intervistë dhënë për Klan Kosova.