Dita e Përkujtimit, Trump nderon ushtarët amerikanë të vrarë në luftë me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nderuar ushtarët amerikanë që janë vrarë në luftën me Iranin. Në Ditën e Përkujtimit, të hënën, ai ka bërë homazhe në varrezat kombëtare të Arlingtonit. Trump ka thënë se ushtarët amerikanë kanë dhënë jetën për të mos lejuar që Irani të ketë armë bërthamore. “Në Operacionin Epic Fury, humbëm 13…

Bota

25/05/2026 22:01

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nderuar ushtarët amerikanë që janë vrarë në luftën me Iranin.

Në Ditën e Përkujtimit, të hënën, ai ka bërë homazhe në varrezat kombëtare të Arlingtonit.

Trump ka thënë se ushtarët amerikanë kanë dhënë jetën për të mos lejuar që Irani të ketë armë bërthamore.

“Në Operacionin Epic Fury, humbëm 13 shpirtra të mrekullueshëm, njerëz të mrekullueshëm dhe të veçantë. Këta burra dhe gra të pabesueshëm dhanë jetën e tyre për të siguruar që shteti numër 1 në botë, sponsori i terrorizmit, nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore. Oh, dhe nuk do të kenë. Ata nuk do të kenë kurrë një armë bërthamore”, ka thënë Trump gjatë fjalimit të tij.

Ndërsa, presidenti amerikan kërkon të arrijë një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës, ai ka parashikuar fitoren, duke thënë se ushtarët nuk kanë vdekur kot, raporton CNN.

“Borxhi ynë ndaj jush është i përjetshëm dhe gjithmonë do të përfundojë me fitore. Po kemi fitore kudo, më shumë sesa kemi pasur në shumë, shumë dekada”, ka deklaruar ai.

Ai ka vlerësuar se ushtria amerikane nuk humbi askënd në operacionin në Venezuelë, i cili rezultoi në kapjen e Nicolás Maduro, duke e quajtur atë “një fitore të plotë dhe totale”.