Netanyahu: Izraeli do t’i intensifikojë sulmet ndaj Hezbollahut

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar intensifikim të sulmeve ndaj Hezbollahut në Liban. Ai ka deklaruar se Izraeli është në luftë me Hezbollahun dhe paralajmërimet e tij kanë ardhur në kohën tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të rriten mes përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për një marrëveshje paqeje. Në një video të publikuar në kanalin e…

Bota

25/05/2026 23:35

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar intensifikim të sulmeve ndaj Hezbollahut në Liban.

Ai ka deklaruar se Izraeli është në luftë me Hezbollahun dhe paralajmërimet e tij kanë ardhur në kohën tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të rriten mes përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për një marrëveshje paqeje.

Në një video të publikuar në kanalin e tij zyrtar në Telegram, Netanyahu ka thënë se operacionet ushtarake nuk do të ndalen, por përkundrazi do të përshpejtohen.

“Ne nuk do të ndalemi, përkundrazi kërkova të përshpejtojmë. Do t’i intensifikojmë sulmet dhe do ta shtypim Hezbollahun”, ka deklatuar Netanyahu.

Sipas tij, trupat izraelite kanë vrarë më shumë se 600 operativë të Hezbollahut në disa javët e fundit.

Ndryshe, këtë mëngjes, IDF-ja ka lëshuar urdhra evakuimi për dhjetë qytete dhe fshatra në Libanin jugor.