Moti nesër më temperatura deri në 29 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat maksimale të ditës do të jenë 25 deri në 29 gradë Celsius. “Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13°C, ndërsa maksimalet 25-29°C. Era do të fryjë nga…

Lajme

25/05/2026 23:25

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat maksimale të ditës do të jenë 25 deri në 29 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13°C, ndërsa maksimalet 25-29°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.