Hamza: Kosova nuk mund të vazhdojë më me kriza – Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin
Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti Bedri Hamza sot ka mbajtur tubim në Prizren. Hamza tha se qytetarët kërkuan ndryshim. “Kosova nuk mund të vazhdojë më me kriza, stagnim dhe përçarje. Ka ardhur koha për një shtet që punon për njerëzit, për paga më të mira, zhvillim dhe dinjitet”, shkroi mes…
Lajme
Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti Bedri Hamza sot ka mbajtur tubim në Prizren.
Hamza tha se qytetarët kërkuan ndryshim.
“Kosova nuk mund të vazhdojë më me kriza, stagnim dhe përçarje. Ka ardhur koha për një shtet që punon për njerëzit, për paga më të mira, zhvillim dhe dinjitet”, shkroi mes tjerash Hamza
Postimi i plotë:
Misioni ynë për ta ndalur krizën në Kosovë po mbështetet çdo ditë e më shumë nga qytetarët anekënd vendit.
Edhe Prizreni sonte foli zëshëm: qytetarët duan ndryshim.
Kosova nuk mund të vazhdojë më me kriza, stagnim dhe përçarje. Ka ardhur koha për një shtet që punon për njerëzit, për paga më të mira, zhvillim dhe dinjitet.
Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës.
#PDK125
#StopKrizes