Kica-Xhelili për Ligjin për Shtetësi: Ia mundëson të gjithë serbëve që uzurponin banesat, sot t’a marrin nënshtetësinë

Kandidatja për deputete nga LDK, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas hyrjes në fuqi të ligjit për shtetësi, ku Qeveria e Kosovës tha se “është lehtësim për bashkëatdhetarët”. Kica-Xhelili vlerësoi se kjo është propagandë e Qeverisë. “Ky ligj ia mundëson të gjithë serbëve e “izbegllicave” që uzurponin banesat e pronat tona, sot t’a marrin nënshtetësinë…

Lajme

23/05/2026 23:15

Kandidatja për deputete nga LDK, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas hyrjes në fuqi të ligjit për shtetësi, ku Qeveria e Kosovës tha se “është lehtësim për bashkëatdhetarët”.

Kica-Xhelili vlerësoi se kjo është propagandë e Qeverisë.

“Ky ligj ia mundëson të gjithë serbëve e “izbegllicave” që uzurponin banesat e pronat tona, sot t’a marrin nënshtetësinë bashkë me fëmijë, nipa e mbesa, e pastaj të votojnë për listën serbe, ndërkohë që marrin pensionet e shtesat e Kosovës”, shkroi Kica-Xhelili.Advertisement

Postimi i plotë:

Ligji i VETËM qe Lista serbe e votoi bashkë me VV, është ky.

Sot tentojnë me ju shitë mjegull që kjo po bëhet për mërgatën tone, por kjo është plotësisht propagandë.

Ky ligj ia mundëson të gjithë serbëve e “izbegllicave” që uzurponin banesat e pronat tona, sot t’a marrin nënshtetësinë bashkë me fëmijë, nipa e mbesa, e pastaj të votojnë për listën serbe, ndërkohë që marrin pensionet e shtesat e Kosovës.Advertisement

Kjo është çka po mundohen me fsheh nga ju. Kjo është pse investojnë në propagandë.

Ligjin e gjeni këtu:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=119612

Doarsa