Hakimi tek PSG, dalin pamjet e para ndërsa zyrtarizimi është afër

Achraf Hakimi është lojtari më i ri i Paris Saint Germain.

Sport

06/07/2021 17:34

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Achraf Hakimi do të preznatohet në orët e ardhshme tek klubi parisien, transmeton lajmi.net.

Në fakt, në internet po qarkullon një imazh i tij me Drejtorin sportiv të PSG-së dhe agjentin e tij, Alejandro Camano.

Sipas Romanos, marrëveshja me Hakimin ka përfunduar dhe tani kanë radhën ato të Gianluigi Donnarummas dhe Sergio Ramos./Lajmi.net/