Hakimi preferon PSG-në para Chelseas

Mbrojtësi i Interit, Achraf Hakimi ka favorizuar transferimin te PSG para gjigantit anglez, Chelsea.

Sport

15/06/2021 14:30

Ish ylli i Real Madridit ka zhvilluar rol të rëndësishëm në fitimin e Scudettos vitin e kaluar, por shkaku i gjendjes financiare, klubi u detyrua ta shesë, transmeton lajmi.net.

Chelsea dhe PSG janë dy skuadrat më të interesuara për Hakimin dhe “Blutë” kanë përgatitur ofertë prej 43 milionë eurove plus Emerson Palmierin që ta bindin klubin italian.

Sidoqoftë, gazetari francez Romain Collet-Gaudin thotë se Hakimi preferon kalimin te PSG dhe tani varet nga “Parisienët” që të arrijnë marrëveshje.

Pavarësisht gjendjes financiare të vështirë, Inter thuhet se ka refuzuar 60 milionë euro nga PSG për marokun, duke kërkuar 80 milionë euro.

Hakimi ka regjistruar shtatë gola dhe 10 asistime në edicionin e kaluar të Seria A./Lajmi.net/