Hadërgjonaj: Donim të tregonim veten, të luftojmë për shokët dhe shtetin tonë

Florent Hadërgjonaj është deklaruar i lumtur me paraqitjen e 'Dardanëve' në barazimin 0-0 ndaj Greqisë.

Sport

14/10/2020 23:00

“Normal kemi qenë në fazë të vështirë, ashtu siç thua ti kishim mungesa, por donim të tregonim vetën se luftojmë për shokët dhe për këtë shtet. Shpresoj të kemi treguar veten pasi kemi luftuar. Këtë pikë e marrim me vete në Kosovë”, ka deklaruar Hadërgjonaj për Supersport, përcjell lajmi.net.

“Kjo pas lojës me Maqedoninë ishte një kapitull i ri. Tashmë ishte hapi i parë sonte që të tregojmë se nuk jemi këtu me fat, por kemi merituar. Ky ishte hapi i parë, nuk morëm tri pikët, por treguam anë pozitive. Në muajin tjetër kemi dy ndeshje dhe shkojmë hap pas hapi”.

“Besoj se këto janë emocionet e lojës. Normal, ne luftojmë dhe ne lojtarët që jemi këtu luftojmë bashkë. Ajo është pjesë e lojës ta bëjmë edhe gjyqtarin në anën tonë pasi nuk ishte me ne. Ishin emocione dhe edhe pas ndeshjes emocionet ishin lart. Por, në fushë të gjithë shkonim bashkë dhe të bënim diçka”./Lajmi.net/