Gundogan: Qysh tani presim vetëm për gabimet e Liverpool

Ilkay Gundogan është i mërzitur me rezultatet e fundit të Man City, të cilat e rendisin skuadrën me tetë pikë më pak se Liverpool.

Sport

07/10/2019 19:15

Gara për mbrojtjen e titullit të kampionit ka nisur shumë më keq sesa Man City ka menduar.

Humbja befasuese këtë vikend kundër Wolverhampton ka vështirësuar edhe më shumë arritjen e qëllimit, pasi Liverpool tashmë prinë me tetë pikë.

Gundogan e kupton se kjo situatë nuk është aspak e mirë dhe ka thënë se qysh tani shpresa e vetme është tek gabimet e Liverpool.

“Kishim situatë të njëjtë, ose të ngjashme vitin e kaluar, por në një fazë më të largët. Është herët dhe ka shumë pikë në lojë, por nëse duam të flasim për titullin e Premierligës, duhet të shpresojmë se Liverpool do të lëshojnë pikë” ka thënë Gundogan, transmeton lajmi.net.

“Është një fakt me të cilin nuk mund të jemi të lumtur. Por, nuk ka ndonjë gjë tjetër që mund të bëjmë, përveç se të përmirësohemi në ndeshjen tjetër” ka shtuar gjermani.

Liverpool ka bërë një start perfekt në këtë edicion të Premierligës, duke marrë tetë fitore nga tetë ndeshje të luajtura. /Lajmi.net/