Gundogan humb Kampionatin botëror

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp la bërë të ditur se Ilkay Gundogan do të mungojë në Kampionatin botëror si rezultat i lëndimit në shpinë që e ka munduar gjatë këtij sezoni. 23-vjeçari, anëtar i Kombëtares gjermane, u lëndua në gusht të vitit të kaluar dhe fillimisht pritej se do të mungonte vetëm për disa…

Sport

10/04/2014 16:42

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp la bërë të ditur se Ilkay Gundogan do të mungojë në Kampionatin botëror si rezultat i lëndimit në shpinë që e ka munduar gjatë këtij sezoni.

23-vjeçari, anëtar i Kombëtares gjermane, u lëndua në gusht të vitit të kaluar dhe fillimisht pritej se do të mungonte vetëm për disa javë. Mirëpo, ai ka bërë rikuperim të ngadalshëm nga problemi dhe tani duket se do të përqendrohet në tejkalimin e lëndimit për edicionin e ri.

“Ilkay do të mungojë në Kampionatin botëror”, deklaroi Klopp.

“Është shumë e vështirë për të. Shpina e tij është më mirë, është në rregull, por prapë nevojitet kohë që të shërohet në tërësi. Ne duhet të presim”.

Gundogan vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve të vazhdueshme për largim nga Dortmund pasi kontrata e tij me klubin gjerman do të skadojë në verën e vitit 2015 kurse ai është përmendur si objektiv i Manchester Unitedit.