Guinea Ekuatoriale triumfon ndaj Algjerisë, ia vështirëson shanset për kualifikim

Guinea Ekuatoraile ka bërë befasinë duke mposhtur në udhëtim Algjerinë, në kuadër të ndeshjes së dytë në Kupën e Afrikës.

Sport

16/01/2022 21:52

Mysafirët triumfuan me rezultat minimal 0 – 1, edhe pse vendasit dominuan në çdo aspekt të ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Algjeria ishte më e rrezikshme nga minuta e parë, por assesi nuk i konkretizuan rastet e shumta.

Ndërkohë, nga një kundëraksion, Obiang arriti ta dërgoi topin në rrjetë pas një asistimi të Mirandas (70′).

Kësisoj, Algjeria tani ka gjasa jo të mëdha për kualifikim pasi renditën në fundin e tabelës me një pikë, derisa Guiena Ekuatoriale ngritët në pozitën e dytë me tre sosh./Lajmi.net