Guerreiro vazhdon kontratën me Dortmund

Borussia Dortmund ka siguruar nënshkrimin e Guerreiro.

Sport

17/10/2019 23:43

Raphael Guerreiro ka rinovuar kontratën me Borussia Dortmund, për të vazhduar deri në vitin 2023, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi portugez është me skuadrën që nga viti 2016, dhe marrëveshja e tij do të skadonte në fund të këtij sezoni.

“Borussia Dortmund është një skuadër e mrekullueshme, ku unë bashkë me familjen jemi ndjerë shumë të lumtur gjatë tri viteve të kaluara” ka thënë Guerreiro pasi ka nënshkruar, transmeton lajmi.net.

“Do të bëj më të mirën për të ndihmuar skuadrën të arrijë objektivat. Fillimi ideal do të ishte me një fitore ndaj Gladbach, të shtunën” ka shtuar tutje portugezi.

Guerreiro aktivizohet si mbrojtës krahu tek Dortmund, por ka ditur të luaj edhe si balancues në mesfushë. /Lajmi.net/