Guardiola pas humbjes ndaj Norwich: Nuk mund të fitojmë çdo herë 100 pikë

Pep Guardiola ka thënë disa fjalë pas humbjes shokuese ndaj Norwich.

Sport

14/09/2019 21:57

Norwich City ka befasuar skuadrën e Manchester City, duke e mposhtur me rezultatin 3:2, në xhiron e pestë të Premierligës.

Pas kësaj humbje, Pep Guardiola ka thënë se skuadra e tij nuk mund të fitojë secilën ndeshje, dhe të fitojë secilin sezon nga 100 pikë.

Por, tutje trajneri spanjoll ka premtuar se ata do të rikthehen dhe do të rikuperojnë gjithçka.

“Njerëzit nuk mund të presin që ne të fitojmë ose të marrim 100 pikë gjatë gjithë kohës. Ne do të rikuperohemi dhe të rikthehemi” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Normalisht, unë numëroj rastet që ata krijuan. Unë nuk kam ndjesinë sikur patën shumë raste për gol, gjë që ndodh ndonjëherë” ka thënë tutje trajneri.

Manchester City i Guardiolas tashmë mbetet me pesë pikë prapa Liverpoolit të Jurgen Klopp. /Lajmi.net/