Guardiola: Natyrisht që Liverpooli mund ta arrijë Cityn, ata kanë të njejtin kualitet si më parë
Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur se Liverpooli është ende në “vallen” e titullit.
Sport
Strategu spanjoll ka deklaruar në konferencën për shtypin pas fitores bindëse ndaj Tottenham, se Liverpooli është ende i njejti dhe ata kanë kualitetin të barazojnë pikët me Cityn, transmeton lajmi.net.
“Sigurisht që mund ta bëjnë, ata janë i njejti Liverpool që ishin më parë, vetëm se nuk po mund të shfrytëzojnë rastet në 16 metërshin”, tha ai.
“Por, kualiteti, intenziteti, presioni të gjitha janë aty, unë si tifoz nuk dëshiroj ti shoh ata të vuajnë, por besoj që ata do të rikthehen”, përfundoi Pep Guardiola.
Përndryshe, Manchester City është lider i Premierligës me 50 pikë total./Lajmi.net/
?”Of course they can do it, the quality is still there”
Pep Guardiola says Liverpool can still catch his Manchester City side in the title race, despite Jurgen Klopp conceding the title after their latest defeat on Saturday pic.twitter.com/XjEAklycoW
— Football Daily (@footballdaily) February 14, 2021