Goli më i rëndësishëm në karrierë

Sulmuesi i Interit, Rodrigo Palacio e përshkroi golin e tij të fitores në derbin e qytetit kundër Milanit si më të rëndësishmin në karrierën e tij të deritashme. Ylli argjentinas realizoi në mënyrë të jashtëzakonshme duke e dërguar topin në rrjetë pas një veprimi mjeshtëror me thembër, duke ia siguruar Interit fitoren 1:0 ndaj Milanit…

Sport

23/12/2013 09:20

Sulmuesi i Interit, Rodrigo Palacio e përshkroi golin e tij të fitores në derbin e qytetit kundër Milanit si më të rëndësishmin në karrierën e tij të deritashme.

Ylli argjentinas realizoi në mënyrë të jashtëzakonshme duke e dërguar topin në rrjetë pas një veprimi mjeshtëror me thembër, duke ia siguruar Interit fitoren 1:0 ndaj Milanit në Giuseppe Meazza të dielën mbrëma.

Dhe, sulmuesi ka lavdëruar shënimin e tij që erdhi në minutën e 86’të të takimit. “Është goli më i rëndësishëm për Interin dhe për mua në gjithë karrierën time”, deklaroi ish sulmuesi i Boca Juniors për Sky Sport Italia.

“E merituam fitoren dhe kjo do të na jap besim më të madh, pasi derbit janë gjithmonë të rëndësishëm. Tani mund të shkojmë në pushim të lumtur dhe të rikthehemi për tu paraqitur edhe më mirë në vazhdim të kampionatit”, u shpreh ai.