Goli i Lampardit vret tifozin e Chelseas

Goli i Frank Lampardit kundër Chelseas për Manchester Cityn të dielën ishte i kobshëm për një tifoz të Blues. Fahad Musana, 24-vjeç nga Uganda vdiq nga sulmi në zemër.

Sport

23/09/2014 11:33

Një tifoz 24-vjeç i Chelseas vdiq nga sulmi në zemër pasi shikoi legjendën e klubit, Frank Lampard duke shënuar golin e barazimit për Manchester Cityn kundër ish skuadrës së tij në fundjavë.

Fahad Musana ishte duke e ndjekur ndeshjen në Uganda dhe kolapsi pasi Lampard realizoi golin e barazimit 1:1 në Etihad të dielën.

Shoqëria e tij e dërgoi me shpejtësi në spital por atje u shpall i vdekur.

Musana po ashtu ishte futbollist profesionist tek skuadra e Simba FC në Premierligën e Ugandës.

Federata e Futbollit të Ugandës (FUFA) ka konfirmuar lajmin tragjik nëpërmjet një komunikate. Musana ishte tifoz i flaktë i Chelseas.