Gol në minutat e fundit, Liverpooli mposht Tottenhamin me spektakël në fund
Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur me rezultatin 4 me 3, e vlefshme për javën e 34-të në Premier League. Ekipi i Jurgen Klopp ishte më e mirë në pjesën e parë, ku për 15 minuta shënoi tre gola, shkruan Lajmi.net Golat në pjesën e parë për “The…
Sport
Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur me rezultatin 4 me 3, e vlefshme për javën e 34-të në Premier League.
Ekipi i Jurgen Klopp ishte më e mirë në pjesën e parë, ku për 15 minuta shënoi tre gola, shkruan Lajmi.net
Golat në pjesën e parë për “The Reds” i shënuan: Jones, Diaz dhe Momo Salah.
Kurse mysafirët shënuan një gol në pjesën e parë me anë të sulmuesit anglez, Harry Kane.
Në pjesën e dytë ishte spektakël i vërtetë, pasi Spurs arriti ta barazonte rezultatin në 3 me 3 me golat e shënuar nga Son dhe Richarlison.
Por në sekondat e fundit, ishte Diogo Jota ai që shënoi një gol pas gabimit në mbrojtjen e Spurs për shifrat 4 me 3.
DIOGO JOTA RESTORES THE LIVERPOOL LEAD!!!pic.twitter.com/se1vWn3MMK
— Football Report (@FootballReprt) April 30, 2023