Gjykata e Apelit ia zbut dënimi me burg Buçkovskit
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski dënohet me dy vjet burg, për keqpërdorim të buxhetit gjatë kohës kur ishte ministër i Mbrojtjes.
Lajme
Vendimi për dënimin u shqiptua nga Gjykata shkallës së dytë, ajo e Apelit, e cila përfundimisht vendosi mbi aferën e ashtuquajtur “Pjesë të tankeve”, ku Buçkovski në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes, në vitin 200,1 kishte bërë porosi të pjesëve rezervë të panevojshme të tankeve.
Gjykata Themelore kohë më parë e dënoi me 3.5 vjet burg, por ajo e Apelit sot ia zvogëloi dënimin në 2 vjet.
Buçkovski, në vitin 2001 ka qenë ministër i Mbrojtjes në qeverinë e shpëtimit gjatë periudhës së konfliktit të 2001, ndërsa të njëjtën detyrë e vazhdoi deri në vitin 2004, ndërsa në vitin 2005 u bë kryeministër i vendit, si kuadër i partisë Lidhja Social-Demokrate Maqedonase. (INA)