Gjigantët spanjoll përplasen në gjysmëfinale të ‘Copa del Ray”

Gjigantët spanjoll përplasen në gjysmëfinale të ‘Copa del Ray” Janë përcaktuar 2 çiftet e gjysmëfinales së “Copa del Ray”, ku priten përballje të zjarrta mes Atletiko Madrid dhe Barcelonës , si dhe Atletiko Bilbao kundër Real Sociedad. Shorti për gjysmëfinalet, i mbajtur këtë të premte në Ciudad del Fútbol në Las Rozas, i vuri përballë…

Sport

06/02/2026 14:39

Gjigantët spanjoll përplasen në gjysmëfinale të ‘Copa del Ray”

Janë përcaktuar 2 çiftet e gjysmëfinales së “Copa del Ray”, ku priten përballje të zjarrta mes Atletiko Madrid dhe Barcelonës , si dhe Atletiko Bilbao kundër Real Sociedad.

Shorti për gjysmëfinalet, i mbajtur këtë të premte në Ciudad del Fútbol në Las Rozas, i vuri përballë “blaugranasit” kundër Atletikos dhe përcaktoi që ndeshja e parë do të luhet në Metropolitano javën e ardhshme, me shumë mundësi të mërkurën, më 11 shkurt, raporton Mundo Deportivo.

Dyshja tjetër gjysmëfinale do të përfshijë Atletiko Bilbao dhe Real Sociedad, me ndeshjen e parë në stadiumin e Bilbaos të mërkurën, më 11 shkurt ose të enjten, më 12 shkurt.

Në çerekfinale Barcelona eliminoi Albaceten me rezultat 2-1, Sociedadi e Alaves 3-2, Bilbao e dërgoi në shtëpi Valencian me shifrat 1-2 dhe Atletiko Madridi dhe Betisi 5-0.

Këto do të jenë ndeshjet e para, pasi që gjysmëfinalet e dyta do të zhvillohen mes 3 dhe 4 marsit.