Gjashtë skuadra në garë për Rabiot, por ka një problem

Adrien Rabiot siç duket ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sport

14/03/2019 14:51

Adrien Rabiot ishte shumë afër që në afatin kalimtar të janarit të kalonte te Barcelona, por që në momentet e fundit dështoi marrëveshja.

Mesfushori francez është nën kontratë me PSG-në deri në fund të këtij sezoni, andaj nuk ka shprehur vullnetin për një marrëveshje të re, transmeton lajmi.net.

Rabiot është duke kërkuar një skuadër të re, gjersa Manchester United, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Inter dhe Milan, janë në garë.

Francezi është duke kërkuar 10 milionë euro pagë në sezon, gjersa skuadrat e lartpërmendura refuzojnë ta ofrojnë atë shumë.

Rabiot pritet që të ndryshojë qasje në këtë vendim, duke parë refuzimin e skuadrave të mëdha për pagën e tij të lartë. /Lajmi.net/