Gjashtë ndeshje, gjashtë barazime

Llapi ka barazuar para shikuesve të vetë kundër Prishtinës me rezultat 0-0.

Sport

03/11/2016 17:20

Kjo ka bërë që të jetë një xhiro e veçantë në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Në fakt, java e 12-të do të mbahet mend për gjashtë barazime duke mos triumfuar asnjë skuadër, shkruan Telegrafi.

 Një ndeshje ka përfunduar me katër gola të shënuara, kurse në dy takime nuk u realizua asnjë gol dhe në tre takime janë tundur nga dy herë rrjetat.
Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të Superligës që nga pavarsimi i futbollit. Ndryshe, xhiroja e 13-të në ligën elitare kosovare do të zhvillohet gjatë kësaj fundjave.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.