Gazidis tashmë gjendet në New York për t’iu nënshtruar terapisë kundër kancerit
Administratori i deleguar i Milanit, Ivan Gazidis tashmë gjendet në Amerikë.

Sport
Gjatë ditës së djeshme, Gazidis u diagnostifikua me kancer në fyt por sipas mediave italiane ai mund të marrë terapinë e nevojshme dhe ta tejkalojë këtë sfidë.
Ai menjëherë pas marrjes së lajmit të hidhur, tashmë gjendet në New York të SH.B.A-ve për të marrë trajtimin mjekësor të nevojshëm.
Sipas Corriere della Sera, Gazidis gjendet në New York për t’iu nënshtruar një terapie nga një klinikë e specializuar në kurimin e kancerit, transmeton lajmi.net.
Kjo klinikë atij i është sugjeruar nga Instituti Evropain i Onkologjisë dhe ai menjëherë ka shkuar atje pas rekomandimit të tyre./Lajmi.net/