Gattuso i pakënaqur me skuadrën e tij

Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso, është shprehur shumë i pakënaqur me skuadrën e tij, pas ndeshjes ndaj Parmas.

Sport

20/04/2019 19:15

Milan është ndalur me barazim nga Parma, për të mos arritur të marrin tri pikët që do të ishin shumë të vlefshme në garën për një vend në top katërshen e Serie A.

Skuadra e udhëhequr nga Gennaro Gattuso ka barazuar me rezultatin 1:1, me golat e Castillejo dhe Bruno Alves.

Kështu, me këtë barazim, ‘Rosonerët’ regjistrojnë vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit, dhe trajneri ka shumë kritika për lojtarët.

“Luajtëm me shpejtësi shumë të ulët në pjesën e parë dhe gjetëm shumë pak hapësira” ka thënë Gattuso për ‘Sky Sport Italia’, transmeton lajmi.net.

“Ne ishim me fat në shënimin e golit dhe ishim naiv kur pësuam nga ta” ka thënë tutje italiani.

“Ne do të marrim këtë pikë. Ata janë një skuadër fizike; Kur mbrohen, mbrohen me pesë lojtarë. Ata kishin më shumë inat sesa ne” ishin fjalët e ‘Rino’.

Gabimin e Milanos mund ta shfrytëzoj më së miri skuadra e Romës, e cila ka një test shumë të vështirë kundër Inter.

Gara për top katërshen do të vazhdojë deri në xhiron e fundit, me katër skuadra që kërkojnë Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/