Gary Neville me fjalë të mëdha për Aubameyangin

Gary Neville ka folur me lavdata për lojtarin e Arsenalit, Pierre-Emeric Aubameyang, pas ndeshjes kundër Evertonit në të cilën lojtari shënoi dy gola.

Sport

25/02/2020 17:36

Ndeshja përfundoi 3:2 në të mirë të ‘Gunners’, me çka lojtari ishte vendimtar për fatin e e ndeshjes

Sipas analistit të Sky Sport, gabonezi është lojtar i madh dhe duhet të konsiderohet si i tillë nga të gjithë futbolldashësit, transmeton lajmi.net

Ish-mbrojtësi i Manchester United, këto fjalë i foli për Sky Sport, kanal në të cilin punon si analist i ndeshjeve të Premierligës.

Ndër të tjera, Neville ngriti një paralele interesante për sulmuesin duke e krahasuar me Ian Wright.

“Ky djalosh është lider, ai ka gjithçka. Ai është pak si Ian Wright, në intervista tregon karakter dhe lufton shumë për topin”, ishin fjalët e anglezit. /Lajmi.net/